Palestinë-Vazhdojnë protestat e Marshimit të Kthimit

Palestinezët vazhduan edhe sot Marshimin e Kthimit të Madh që filluan në 30 mars në kufirin me Izraelin.

950841
Palestinë-Vazhdojnë protestat e Marshimit të Kthimit

Palestinezët vazhduan edhe sot Marshimin e Kthimit që filluan në 30 mars në kufirin me Izraelin.

Për protestat që vazhdojnë prej 2 javësh palestinezët u mblodhën edhe një herë pas namazit të xhumasë.

Zëdhënësi i protestës, Ahmed Ebu Ratima tha se palestinezët përgatiten për protestën e tretë të madhe.  

Ai tha se sot është “Dita kur lartësohet flamuri palestinez dhe shembet flamuri pushtues”.

Izraeli është ndeshur me kritika të shumta për shkak të përdorimit të dhunës të çekuilibruar gjatë protestave të Marshimit të Kthimit.

Që nga fillimi i protestave në 30 mars e deri më sot kanë humbur jetën 33 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 1.500 të tjerë.

Pritet që protestat paqësore të vazhdojnë deri nga mesi i muajit të ardhshëm.



Lajme të ngjashme