Trump: Nuk thashë se kur do e godasim Sirinë

Koha për një sulm të mundshëm ajror kundër Sirisë nuk është përcaktuar asnjëherë, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në “Twitter”, duke theksuar se “mund të ndodhë shumë shpejt ose të mos ndodhë fare kaq shpejt”.

950056

“Asnjëherë nuk kam thënë se kur do të ndodhë sulmi ndaj Sirisë”, shkruan ai, një ditë pasi paralajmëroi Rusinë për Sirinë, që “të bëhet gati… sepse ato (raketat) do të jenë duke ardhur, të mira, të reja dhe inteligjente!”.

Ai theksoi gjithashtu rolin e fuqishëm të administratës së tij për të eliminuar organizatën terroriste DAESH.

“Ku është ‘Faleminderit, Amerikë?”, pyet Trump. (ATSH)

Lajme të ngjashme