Netanyahu: Irani të mos testojë vendosmërinë e Izraelit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin të mos nisë një sulm hakmarrës kundër Izraelit, pasi Teherani akuzoi Tel-Avivin për kryerjen e një sulmi ajror në një bazë ajrore siriane.

949828
Netanyahu: Irani të mos testojë vendosmërinë e Izraelit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin të mos nisë një sulm hakmarrës kundër Izraelit, pasi Teherani akuzoi Tel-Avivin për kryerjen e një sulmi ajror në një bazë ajrore siriane.

Disa persona nga personeli ushtarak iranian thuhet se u vranë të dielën në një sulm ajror në bazën Tiyas në provincën perëndimore Homusit në Siri.

Ndërkohë që Rusia, Irani dhe Siria kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit para agimit, Tel Aviv ka refuzuar të komentojë.

Sipas kanalit libanez të lajmeve Al Mayadeen, dje një zyrtar iranian tha se sulmi ajror “nuk do të mbetej pa përgjigje”.

“Unë kam një mesazh drejtuar sundimtarëve të Iranit. Mos testoni vendosmërinë e Izraelit”, ka shktuar Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter.

Zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se Izraeli do të rrëzonte regjimin e Beshar Esadit nëse Irani sulmon Izraelin përmes Sirisë.

“Regjimi i Esadit do të zhduket nga harta dhe bota nëse iranianët sulmojnë Izraelin nga territori sirian”, shtuan ata.

Gazeta izraelite "Haaretz" dje shkroi se ushtria izraelite ka vendosur forcat e saj përgjatë kufirit të saj verior në alarmin e lartë pas kërcënimit iranian.

Kabineti i sigurisë i Izraelit është planifikuar të mblidhet për të diskutuar situatën pranë kufirit verior të Izraelit.

Për dekada me radhë, marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Iranit janë karakterizuar nga një armiqësi e thellë.

Ndërkohë që Teherani e sheh Izraelin si armikun më të madh, shteti hebre këmbëngul se Irani duhet të pengohet në zhvillimin e armëve bërthamore. (AA)



Lajme të ngjashme