6 mijë civilë të Gutës Lindore vendosen në zonat e çliruara nga Turqia

Operacioni turk "Mburoja e Eufratit", i nisur në fund të vitit 2016, çliroi qytetin Al-Bab të veriut të Sirisë nga grupi terrorist DAESH.

6 mijë civilë të Gutës Lindore vendosen në zonat e çliruara nga Turqia

Operacioni turk "Mburoja e Eufratit", i nisur në fund të vitit 2016, çliroi qytetin Al-Bab të veriut të Sirisë nga grupi terrorist DAESH.

Operacioni i cili përfundoi në mars të vitit të kaluar pati sukses edhe në pastrimin e zonës nga grupi terrorist DEASH.

Në prononcimin e bërë për Agjencinë Turke të lajmeve Anadollu (AA) Kreu i Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Gulluoglu, ka njoftuar se mbi 6 mijë civilë, që ikën nga Guta Lindore, janë vendosur në zonën e "Mburojës së Eufratit".

“Afërsisht 1.080.000 sirianë aktualisht jetojnë në zonën e Mburojës së Eufratit dhe 193.723 prej tyre janë në kampe”, tha Gulluoglu për AA.

Gulluoglu tha se të paktën 130 mijë persona janë evakuuar nga Guta Lindore që kur procesi i evakuimit filloi më 22 mars dhe AFAD ka bërë çmos për të strehuar njerëzit e zhvendosur.

“Ekipet nga Ministria (turke) e Shëndetësisë kanë kryer kontrolle shëndetësore të atyre që u vendosën në kampe, ndërsa organizata të ndryshme joqeveritare sigurojnë ushqim, ushqim të nxehta dhe pajisje të tjera bazë”, tha Gulluoglu.

“Për të përmbushur nevojat e tyre, deri më tani 3.142 kamionë të ndihmave humanitare janë dërguar nga depoja logjistike e AFAD-it në Cobanbey”, shtoi ai.

Gulluoglu tha se strehimoret janë duke u ndërtuar për 32 mijë njerëz në zonën e "Mburojës së Eufratit" dhe për 3.350 njerëz në Idlib.



Lajme të ngjashme