Mattis: Nuk përjashtojmë ndërhyrjen ushtarake ndaj regjimit të Esadit

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Jim Mattis në lidhje me përdorimin e armëve kimike në nënprefekturën Duma të Sirisë, tha: “Pas përdorimit të armëve kimike nuk përjashtohet mundësia për ndërhyrje ushtarake”.

947688

Mattis bëri një deklaratë të shkurtër për gazetarët përpara takimit me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad el Sani në Pentagon.

Pas pyetjes së një gazetari për mundësinë apo jo të ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit të Esadit, që realizoi një sulm kimik në rajonin Duma, Mattis tha: “Për momentin nuk lej jashtë asnjë alternativë”.  

Ai tha se Rusia është fajtore pasi nuk përmbush obligimin për të siguruar që Siria të braktisë armët kimike.

“Ne duhet të shohim dy gjëra; kundrejt premtimit për mos përdorimin e armëve kimike, për të cilën është garantuese Rusia, qëndron asyeja e përdorimit të armëve kimike” tha Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jim Mattis.

Lajme të ngjashme