ShBA-të sinjalizojnë një operacion ushtarak ndaj Sirisë

Presidenti Trump deklaroi se me zyrtarët ushtarak është duke biseduar në lidhje me pretendimet për sulme me armë kimike ndaj Dumas.

947750
ShBA-të sinjalizojnë një operacion ushtarak ndaj Sirisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Donald Trump dha sinjalin për një operacion të mundshëm ushtarak ndaj Sirisë.

Presidenti Trump deklaroi se me zyrtarët ushtarak është duke biseduar në lidhje me pretendimet për sulme me armë kimike ndaj Dumas dhe bëri të ditur se brenda 24-48 orëve do të marr një vendim të rëndësishëm.

Duke e bërë të ditur se me zyrtarët ushtarak është duke biseduar në lidhje me situatën në Siri, lideri i ShBA-së në përgjigje të një pyetje tha se mbi tavolinë ndodhen të gjitha mundësitë gjë që bëri që kjo deklaratë e tij të komentohet si përgatitje për operacion ushtarak ndaj Sirisë.

Pasi që sulmin në fjalë e cilësoi si “të shëmtuar”, Presidenti Trump tha se “Nuk e dimë se a bëhet fjalë për Rusinë, Iranin, Sirinë apo për të gjithë së bashku, por ne do të marrim një vendim”.

Gjatë kohës së njëjtë Departamenti amerikan i Shtetit në lidhje me sulmin tha se “Kjo dhunë e papranueshme do të ketë pasojat e saj”.

Në sulmin me armë kimike të ndërmarrë të shtunën në Duma që ndodhet në rajonin e Gutës Lindore të Sirisë kanë humbur jetën 73 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa janë ndikuar me mijëra të tjerë.



Lajme të ngjashme