KS i OKB-së mblidhet për të diskutuar sulmet me armë kimike në Siri

Këshilli i Sigurimit i OKB-së njoftoi se do të mblidhet në një mbledhje urgjente pas sulmit me armë kimike ndaj rajonit të Gutës Lindore që mbahet nën rrethimin e regjimit të Esadit.

Sipas një komunikate me shkrim të bërë nga përfaqësia e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB bëhet e ditur se me kërkesën e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Francës, Anglisë, ShBA-së dhe anëtarëve të përkohshëm të Këshillit, Bregut të Fildishtë, Holandës, Perusë, Polonisë, Kuvajtit dhe Suedisë sot do të mbahet një mbledhje urgjente për të diskutuar në lidhje me çështjen.

Përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, ambasadorja Nikki Haley tërhoqi vëmendjen se armët kimike kanë filluar të përdoren shumë shpesh për vrasjen e civilëve, ndërsa shtoi se “Këshilli i Sigurimit është i obliguar të mblidhet dhe të kërkoj ndërhyrje dhe qasje për një hetim të pavarur dhe për ti mbajtur përgjegjës për këtë egërsirë aktorët”.

Edhe ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian pas sulmit me armë kimike në Gutën Lindore nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte kërkuar mbledhje urgjente.

Në sulmet e regjimit me armë kimike ndaj vendbanimeve civile në Duma, që është pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve në rajonin e Gutës Lindore, kanë humbur jetën 78 civilë.

Lajme të ngjashme