Regjimi i Esadit sërish sulmon civilët me armë kimike

Në sulmet me armë kimike që regjimi i Esadit ndërmori në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore kanë humbur jetën 40 civilë.

Regjimi i Esadit sërish sulmon civilët me armë kimike
Doğu Guta.jpg

Në sulmet me armë kimike që regjimi i Esadit ndërmori në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore kanë humbur jetën 40 civilë.

“Forcat e regjimit goditën vendbanimet civile në Duma që është pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve duke përdorur gaz helmues që la të paktën 40 civilë të vdekur dhe nga i cili janë ndikuar me qindra civilë”, njoftuan zyrtarët e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) në një postim në llogarinë e tyre të medias sociale.

Zyrtarët shprehen të shqetësuar nga mundësia e rritjes së numrit të viktimave.

Forcat e regjimit, të cilat ditën e premte rifilluan me sulme intensive ndaj Dumas, më 19 mars ndërmorën një sulm me armë kimike me përmbajtje të gazit klorin.

Në anën tjetër Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në një raport të publikuar më 4 prill njoftoi se regjimi i Esadit prej fillimit të luftës civile e këtej pas masakrës së kryer në Han Shejhun ka ndërmarrë edhe 11 sulme të tjera me armë kimike.

Me anë të marrëveshjes së arritur nën garancën e Rusisë, më 22 mars nga Guta Lindore filluan evakuimet e detyrueshme.

Evakuimet janë bërë nga vendbanimet Arbin, Zemelka dhe Ayn Terma të Gutës Lindore, ndërsa në lidhje me Duma nuk u arrit në marrëveshje.

Ndërkohë që vazhdonin negociatat mes Rusisë dhe grupit të armatosur Xhejshul Islam, që është njëra prej grupeve ushtarake opozitare që dominon në zonë, evakuimet nga Duma filluan më 2 prill, ku rreth 5 mijë civilë u dërguan në zonat e kontrolluara nga ana e opozitarëve në veri të Sirisë.

Ndërkaq edhe sulmet ndaj Dumas ishin zvogëluar dukshëm, por sulmet rifilluan dhe u intensifikuan në këto dy ditët e fundit.

Sipas informatave të marra nga burimet vendore si arsye e rifillimit të sulmeve ajrore tregohet mosarritja në marrëveshje mes Rusisë dhe grupit Xhejshul Islam për të përfshirë edhe Duman në marrëveshjen e armëpushimit.

Në rajonin e Dumas, e cila shtrihet në një sipërfaqe afërsisht 7 kilometra katror, aktualisht nën rrethim jetojnë 100 mijë persona.



Lajme të ngjashme