Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezullojnë ndihmat për YPG-në

Presidenti i ShBA, Donald Trump urdhëroi Departamentin amerikan të Shtetit të pezullon dërgimin e 200 milionë dollarë ndihma për rindërtimin e zonave të kontrolluara nga PKK/YPG-ja në Siri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezullojnë ndihmat për YPG-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump urdhëroi Departamentin amerikan të Shtetit të pezullon dërgimin e 200 milionë dollarë ndihma për rindërtimin e zonave të kontrolluara nga PKK/YPG-ja në Siri.

Në një lajm që përcjell gazeta “Wall Street Journal” të bazuar në deklaratën e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, i bëhet një vlerësim të së ardhmes së ShBA-së në Siri.

Në këtë kuadër bëhet e ditur se Presidenti Trump urdhëroi Departamentin amerikan të Shtetit të pezullon dërgimin e 200 milionë dollarëve për rindërtimin e zonave të kontrolluara nga PKK/YPG-ja në Siri që përkrahet nga koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it të kryesuar nga ShBA-ja.

Bëhet e ditur se ky urdhër i është përcjellë Zëvendëssekretarit të Shtetit, John Sullivan nga ana e shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

 

Gazeta njofton se zyrtarët kanë thënë që Presidenti Trump këtë urdhër e dha paralelisht me deklaratën e bërë të enjten në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Në lajmin e gazetës gjithashtu bëhet e ditur se bllokada e luftës kundër DAESH-it që po jetohet kohëve të fundit në Siri ka ndikuar në vendimin e Trumpit.

Premtimi për dhënien e 200 milionë dollarëve fond shtesë ishte bërë nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson gjatë mbledhjes së koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it të mbajtur në muajin shkurt në Kuvajt.



Lajme të ngjashme