Irak - Filmohet prania e PKK-së në Sinxhar

Kanali televiziv “Turkmeneli” me seli në Kirkuk të Irakut filmoi praninë e PKK-së në fshatin Hanesur të Sinxharit.

941454
Irak - Filmohet prania e PKK-së në Sinxhar

Është filmuar edhe prania e organizatës separatiste terroriste PKK në Sinxhar të Irakut.

Kanali televiziv “Turkmeneli” me seli në Kirkuk të Irakut filmoi praninë e PKK-së në fshatin Hanesur të Sinxharit.

Kameramani i kanalit arriti të hyjë në fshatin Hanesur të qytezës Sinun që ndodhet në veriperëndim të Sinxharit, ku filmoi bazat dhe pikat e kontrollit të PKK-së e cila ndodhet për më shumë se 3 vjet në këtë fshat.

Në pamjet e xhiruara nga fshati, që ndodhet afërsisht 8 km larg nga kufiri i Sirisë, duken paçavuret e Njësive të Mbrojtjes së Shengalit (YBS) dhe Njësive të Grave të Shengalit (YJS) që janë derivatet e PKK-së të përbëra nga eziditë.

Para shfaqen edhe pamjet e fshatit të rrënuar nga përleshjet me organizatën terroriste DAESH, ndërsa nuk vërehet prania e civilëve.



Lajme të ngjashme