Irak – Turkmeneli TV xhiron kampet e PKK-së në Sinxhar

Televizioni “Turkmeneli TV” me seli në Kirkuk të Irakut ka filmuar kampet e organizatës separatiste terroriste PKK në qytetin e Sinxharit pranë Mosulit para tërheqjes nga ky qytet.

938869
Irak – Turkmeneli TV xhiron kampet e PKK-së në Sinxhar
türkmeneli televizyonu genel müdürü yalman haceroğlu2.jpg

Së bashku me xhirimet, “Turkmeneli TV” ka publikuar edhe lajme që shpalosin të dhëna tronditëse në lidhje me praninë e organizatës terroriste dhe numrin e terroristëve në këtë zonë.

Drejtori i përgjithshëm i këtij televizionit, Yalman Haceroğlu në intervistën që i dha agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) në Bagdad në lidhe me pamjet që tregojnë prezencën e PKK-së në Sinxhar tha: "Qëllimi ynë ishte nxjerrja e të vërtetave në dritë dhe t'ua tregonin këtë (të vërtetën) disa irakianëve që nuk duan të besonin fjalët e Turqia lidhur me praninë e PKK-së në Sinxhar”.  

Kështu “Turkmeneli TV” ka arritur të filmojë kampet, të cilat më herët janë përdorur nga PKK-ja, para se kjo të tërhiqej nga Sinxhari i varur nga provinca e Mosulit në Irak. Me lajmet që ka shfaqur televizioni jep edhe informacione tronditëse mbi prezencën e organizatës dhe numrin e terroristëve.

Duke folur për AA-në, drejtori i përgjithshëm i televizionit “Turkmeneli TV”, Yalman Haceroğlu shpalosi detajet në lidhje me procesin e xhirimeve, që e kanë realizuar në kushte të vështira dhe mbi praninë e organizatës terroriste në Sinxhar.

Këtë sukses gazetarie, i cili ka zënë një vend të gjerë në median irakiane dhe turke, Haceroğlu e cilëson si një detyrë kombëtare dhe si përgjegjësi për t’i përcjellë opinionit publik të vërtetat.

PKK-ja i mbajtur të fshehta stërvitjet ushtarake dhe aktivitetin tjetër të saj në Sinxhar,- thotë Haceroğlu dhe shton se disa zyrtarë në Irak më parë nuk besonin në praninë e PKK-së në Sinxhar, prandaj ishin vënë në veprim si media me qëllimin për t’ia treguar të vërtetën të gjithë botës. 

"Xhirimet i kemi shfaqur në gjuhën turke dhe arabe. Ato zunë vend të gjerë në mediumet irakiane. Pas publikimit të pamjeve, kreu i Kuvendit Provincial të Mosulit pranoi praninë e PKK-së në Sinxhar", u shpreh Haceroğlu.

"Sipas informacioneve që kemi marrë nga burimet tona në Mosul, terroristët e PKK-së që janë larguar nga rajoni kanë shkuar në zonën Hanesur, e cila ndodhet në trekëndëshin e kufirit Irak-Siri-Turqi. Sërish sipas burimeve tona lokale, në qendër të Sinxharit vazhdon të qëndrojë qendra operative e organizatës terroriste, po ashtu edhe terroristët vazhdojnë të qëndrojnë brenda saj”,- shtoi Haceroğlu.

 


Lajme të ngjashme