Vazhdon kthimi vullnetar i sirianëve në rajonet e pastruara nga ushtria turke

Disa familje siriane, të cilat u strehuan në Turqi pasi u arratisën nga lufta civile në vendin e tyre, kanë filluar të kthehen në rajonet e pastruara nga organizatat terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH me anë të operacioneve “Mburoja e Eufratit” (2016) d

Vazhdon kthimi vullnetar i sirianëve në rajonet e pastruara nga ushtria turke

Disa familje siriane, të cilat u strehuan në Turqi pasi u arratisën nga lufta civile në vendin e tyre, kanë filluar të kthehen në rajonet e pastruara nga organizatat terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH me anë të operacioneve “Mburoja e Eufratit” (2016) dhe “Dega e Ullirit”.

80 sirianë, ndër të cilët edhe gra e fëmijë, në kuadër të Programit të Rikthimit Vullnetar, pas procedurave në zyrën e Drejtorisë së Emigracionit në Kompleksin e Mirëpritjes në Ënxhypënar (Öncüpınar) të rrethit Kilis, u larguan për në vendin e tyre me minibus.

Nënshtetasi sirian, Mahmud Varden bëri të ditur se si pasojë e sulmeve të terroristëve në rajonin ku ai jetonte, para 4 vjetësh u strehuan në Turqi.

Ai falënderoi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe të gjithë ata që kanë dhënë mund për vendosjen e paqes dhe  sigurisë në disa rajone të Sirisë.

Ai tha se pas pastrimit të fshatrave të tyre së bashku me disa rajone përreth falë operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” morën vendim për tu kthyer përgjithmonë në vendin e tyre.

Edhe Sabah Umran tha se më parë jeta në Siri ishte shumë e vështirë por falë Turqisë jeta ka marrë një rrjedhë normale.

Umran tha se Turqia i ka njohur të gjitha mundësitë por si atdheu nuk ka asnjë gjë, për këtë arsye ka vendosur të kthehet në atdhe.

Nga Porta Kufitare Ënxhypënar, nga data 1 janar 2015 e deri më sot, në kuadër të Programit të Rikthimit Vullnetar, rreth 60 mijë sirianë janë kthyer në vendin e tyre.

Nga ana tjetër shumë organizata humanitare, me në krye Agjencinë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave e Republikës së Turqisë (AFAD) dhe Gjysmë Hënën e Kuqe Turke, kanë kaluar në anën e Sirisë për të plotësuar nevojat e civilëve në rajonet e pastruara nga terrori.

 



Lajme të ngjashme