Udhëheqja e Uashingtonit deporton 60 diplomatë rusë

Udhëheqja e Uashingtonit deporton 60 diplomatë rusë

Udhëheqja e Uashingtonit deporton 60 diplomatë rusë

Ndërkaq edhe  Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se 14 shtete të BE-së kanë vendosur të dëbojnë diplomatët rusë.

Kurse Gjermania ka dëbuar 4 diplomatë rusë për shkak të helmimit të agjentit të dyfishtë Sergey Skripal.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas në një deklaratë nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social Twitter ka thënë se "Gjermania sot ka dëbuar 4 diplomatë rusë për shkak se Rusia ende nuk po kontribuon në zbardhjen e rastit të helmimit në Salisbury".

Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka njoftuar se proteston në mënyrë të fuqishme ndaj vendimit të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së për dëbimin e diplomatëve rusë. 

 



Lajme të ngjashme