TRT-ja filmon zyrat e PYD-YPG-së në Afrin

Radiotelevizioni i Turqisë (TRT) ka filmuar ndërtesën e përdorur nga terroristët në Afrin si të ashtuquajtur qendër të rendit publik.

afrin yer altı hastane 5.jpg
afrin yer altı hastane 7.jpg
afrin yer altı hastane 6.jpg
Afrin.jpg

Organizata terroriste PYD-YPG, zgjatimi në Siri i organizatës separatiste terroriste PKK, e mbajti 6 vite të pushtuar provincën Afrin të Sirisë.

Organizata e ka terrorizuar popullatën vendase duke ndërtuar tunele, hendekë dhe shtabe për t’u fshehur.

Një nga objektet që është përdorur nga terroristët për të bërë plane është edhe e ashtuquajtura godinë e rendit publik, që ndodhet në qendër të qytetit.

Ndërtesa është e rrethuar me tela me gjemba dhe blloqe betoni, ndërsa përpara saj qëndron një autoblindë në gjendje të shkatërruar e terroristëve.

Brenda në ndërtesë ka 30 dhoma, që janë përdorur për qëllime të ndryshme, duke filluar që nga arkivi e deri tek sporteli, ku arkëtoheshin gjobat që u vendoseshin civilëve.

Pranë të ashtuquajturës godinë e policisë ndodhen edhe dhomat e paraburgimit.

Ekipi i TRT-së xhiroi birucat e ngushta për një njeri si dhe dhomat, ku mbaheshin civilët e dënuar.

Vëzhgimet në qytet shpalosin para syve represionin dhe persekutimin që ka ushtruar organizata terroriste në Afrin.



Lajme të ngjashme