Irak – Ushtria vendoset në Sinxhar

Ushtria irakiane është vendosur në Sinxhar të Mosulit, pas tërheqjes së organizatës separatiste terroriste PKK nga këto zona.

937463
Irak – Ushtria vendoset në Sinxhar

Zëdhënësi i Komandës së Irakut për Operacionet e Përbashkëta, gjeneralmajor Yahya Resul tha se reparte të Brigadës së 15-të kanë kaluar në provincën Sinxhar e në qytezën Sinun dhe janë pozicionuar në këtë zonë me armë të rënda.

Resul tha se forcat e ushtrisë janë vendosur në zonat e Sinxharit, që u boshatisën të dielën nga PKK-ja.

Në 3 gusht 2014 organizata terroriste PKK kishte nisur të demonstronte prezencën e saj në zonë me pretekstin se DAESH-i do të sulmonte jezitët e Sinxharit.



Lajme të ngjashme