Përsëri sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Sulmohet me koktejl molotovi një xhami në qytetin Kassel të Hessen në Gjermani.

937119
Përsëri sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Sulmohet me koktejl molotovi një xhami në qytetin Kassel të Hessen në Gjermani.

Si pasojë e sulmit që ndodhi gjatë orëve të natës, Xhamia Junus Emre e Qendrës së Kulturës Muhsin Jazëxhëollu (Muhsin Yazıcıoğlu) që varet nga Unioni Turk i Evropës, pësoi dëmtime të mëdha materiale.

Në sulm, që sipas kamerave u përcaktua se është ndërmarrë nga 4 persona, u thyen disa xhama të xhamisë, u dogjën kornizat e dritareve dhe u dëmtuan muret e ndërtesës.  

Kryetari i Qendrës së Kulturës, Mustafa Koç bëri të ditur se nga pamjet e dorëzuara nga autoritetet e sigurisë duket se sulmi është kryer nga 4 persona dhe nënvizoi se kërkojnë kapjen e menjëhershme të autorëve që kryen sulmin ndaj xhamisë Junus Emre.

Me këtë sulm, që nga fillimi i vitit janë regjistruar sulme të llojeve të ndryshme ndaj më shumë se 38 xhamive në Gjermani. Mendohet se ky numër është edhe më i lartë me sulmet e paregjistruara.



Lajme të ngjashme