Gjendet një varrezë masive me kufomat e luftëtarëve të ULS-së të masakruar nga PYD/PKK

Në fshatin Sheshi i Vogël (Küçük Meydan) të Afrinit është gjetur varreza masive ku janë hedhur kufomat e pjesëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), të cilët kanë humbur jetën dy vite më parë në përleshjet me organizatën terroriste PYD/PKK.

Pas pastrimit të Afrinit nga terroristët, me informacionet nga pjesëtarët e PYD/PKK-së, në një varrezë masive të identifikuar në fshatin Sheshi i Vogël janë gjetur 59 kufoma.

Kufomat e 29 pjesëtarëve të ULS-së nga 59 që u gjetën në varrezën masive, pas identifikimit të identitetit të tyre u varrosën në Azez.

Ndërkaq  vazhdojnë punimet për identifikimin e identitetit të 30 kufomave të tjera.

Organizata terroriste PYD/PKK kishte shëtitur kufomat e 60 pjesëtarëve të ULS-së nëpër qendër të qytetit të Afrinit dhe nuk i kishte dorëzuar ato tek familjet e tyre përkundër të gjitha përpjekjeve. (AA)

Lajme të ngjashme