Pheniani pranon bisedime të nivelit të lartë me Seulin

Koreja e Veriut ka pranuar një propozim të fqinjit jugor për të zhvilluar bisedime në fund të këtij muaji, përpara një samiti të ardhshëm, sipas një raportimi...

Pheniani pranon bisedime të nivelit të lartë me Seulin

Koreja e Veriut ka pranuar një propozim të fqinjit jugor për të zhvilluar bisedime në fund të këtij muaji, përpara një samiti të ardhshëm, sipas një raportimi.

“Koreja e Jugut njoftoi dje Phenianin se kërkonte të zhvillonte bisedime, javën e ardhshme, në qytetin kufitar Panmunjom”, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap.

“Koreja e Veriut e ka konfirmuar sot kërkesën për bisedime nëpërmjet kanalit të komunikimit kufitar duke thënë se do të dërgojë një delegacion me tre anëtarë, të kryesuar nga kryetari i Komitetit për Bashkimin Paqësor, Ri Son-gwon”, sipas një deklarate të Ministrisë së Unifikimit.

Ri zhvilloi një takim me ministrin koreanojugor të Unifikimit, Cho Myoung Gyon, më 9 janar, në Panmunjom, mbi bisedimet e para zyrtare që do të zhvillohen midis dy vendeve pas më shumë se dy vitesh.

Takimi u realizua me pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike dimërore, në Pyeongchang.

Presidenti koreanojugor,  Moon Jae In dhe lideri korenoverior, Kim Jong Un, kanë planifikuar të takohen në fund të muajit prillit. /ATSH



Lajme të ngjashme