Britani e Madhe – Bastiset selia e “Cambridge Analytica” për skandalin “Facebook”

Një bastisje u realizua mbrëmjen e së premtes në zyrat londineze të kompanisë, “Cambridge Analytica”, e akuzuar se ka vjedhur të dhënat e një milion përdoruesve të “Facebook” pa miratimin e tyre...

Britani e Madhe – Bastiset selia e “Cambridge Analytica” për skandalin “Facebook”

Një bastisje u realizua mbrëmjen e së premtes në zyrat londineze të kompanisë, “Cambridge Analytica”, e akuzuar se ka vjedhur të dhënat e të paktën një milion përdoruesve të rrjetit social “Facebook” pa miratimin e tyre.

Agjentët e Zyrës së Komisarit të Informacionit (ICO), rregullatori britanik i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave, hynë në selinë britanike të kësaj kompanie në qendër të Londrës.

Ky autoritet i pavarur, i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave personale, kishte marrë një autorizim bastisjeje nga Gjykata e Lartë e Londrës.

ICO-ja e justifikoi këtë masë për të hetuar serverët e kompanisë “Cambridge Analytica” dhe për të verifikuar të dhënat.

Rregullatori njoftoi se i kishte kërkuar më datë 7 mars kompanisë “Cambridge Analytica” që të ketë qasje në këto dosje, por duke mos marrë asnjë përgjigje brenda afatit të vendosur, bëri kërkesë për një autorizim nga gjykata. /ATSH



Lajme të ngjashme