Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zbulohet shtabi i terroristëve të YPG/PKK-së në Afrin

Gjatë kontrollit në zonat e Afrinit të çliruara nga terroristët, ushtria turke ka zbuluar ndërtesat e selisë së organizatës terroriste YPG/PKK në këtë provincë.

Mehmetçik Afrin-de terör örgütünün karargahını buldu_01.jpg
Mehmetçik Afrin-de terör örgütünün karargahını buldu_03.jpg
Mehmetçik Afrin-de terör örgütünün karargahını buldu_04.jpg
Mehmetçik Afrin-de terör örgütünün karargahını buldu_05.jpg

Më 20 janar Turqia nisi operacionin "Dega e Ullirit" për të spastruar grupet terroriste nga Afrini, që ndodhet në veriperëndim të Sirisë.

Më 18 mars, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit të Afrinit, zona kryesore urbane e rajonit me po të njëjtin emër, e cila ishte strehë e madhe për YPG/PKK-në që nga viti 2012.

Më pas, ushtria turke filloi kontrollet për mina, pajisje të improvizuara shpërthyese dhe strehimet e terroristëve me synimin për të zhdukur çdo gjurmë të terrorizmit, në mënyrë që banorët të kenë mundësi të rifillojnë jetën e tyre normale.

- Indoktrinimi i terrorit në librat shkollorë

Ish-selia terroriste kishte dhoma takimi, në mure kishte figura dhe simbole të kreut të burgosur të PKK-së, Abdullah Oxhalan, duke treguar edhe një herë që YPG/PKK-ja është dega siriane e PKK-së, si dhe materiale të tjera propagandistike të grupit terrorist.

Forcat e sigurisë gjithashtu e kanë spastruar nga bombat ndërtesën, që ka qenë përdorur nga anëtarët e rangut të lartë të organizatës terroriste.

Në disa pjesë të ndërtesës, ushtria zbuloi eksplozivë të vendosur nga terroristët.

Po ashtu, është gjetur edhe një makinë shtypi, së bashku me libra të shumtë dhe publikime të tjera të organizatës terroriste, duke përfshirë edhe libra propagandistikë për nxënësit e shkollave fillore.

Ushtria turke është duke i vazhduar spastrimet e saj të sigurisë kundër minave dhe strehimoreve terroriste në qendrën e qytetit të Afrinit.

Shtabi i Përgjithshëm turk ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se objektivi i operacionit "Dega e Ullirit" është të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe në rajon, si dhe të mbrojë sirianët nga mizoria dhe shtypja terroriste. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme