Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sulm kamikaz në kryeqytetin Kabul të Afganistanit

Në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin afgan Kabul kanë humbur jetën të paktën 29 persona.

Sulm kamikaz në kryeqytetin Kabul të Afganistanit

Në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin afgan Kabul kanë humbur jetën të paktën 29 persona.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Brendshme në këtë ngjarje janë plagosur 52 persona të tjerë.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se sulmuesi kamikaz e hodhi vetën në erë përpara Universitetit të Kabulit.

Shefi i policisë në Kabul, Daud Amin bëri të ditur se sulmuesi, i cili erdhi në këmbë arriti të kapërcejë nga pikat e kontrollit, ndërsa shtoi se kanë filluar edhe hetimet në lidhje me dobësinë e nivelit të sigurisë.

Vendi i shpërthimit ishte afër një faltore të konsideruar të shenjtë nga komuniteti etnik Shia Hazara, ku mbahej mbledhja vjetore për të shënuar Festën e Nevruzit.

Festivali për kremtimin e Festës së Nevruzit, i cili konsiderohet si pararendës i pranverës, është ditë ndërkombëtare kulturore e njohur edhe nga OKB.



Lajme të ngjashme