Rusi - Ndalohet përdorimi i avionit AN-148

Pas aksidentit ajror të muajit të kaluar në Rusi kompanive ajrore ruse u është ndaluar përdorimi i avionëve të pasagjerëve AN-148.

Rusi - Ndalohet përdorimi i avionit AN-148

Pas aksidentit ajror të muajit të kaluar në Rusi, ku humbën jetën 71 pasagjerë, kompanive ajrore ruse u është ndaluar përdorimi i avionëve të pasagjerëve AN-148.

Drejtori i agjencisë federale për komunikacion (Rostransnadzor), Viktor Basargin, për mediat ruse deklaroi se kompanive ajrore ruse u është dhënë urdhër që të mos përdorin avionë të llojit An-148, pasi një prej tyre u rrëzua muajin e kaluar.

Aviokompanisë “Saratov Airlines”, që i përkiste avionit që u rrëzua, u janë pezulluar fluturimet deri më 27 prill.

Në avionin që u rrëzua muajin e kaluar, jo shumë gjatë pas fluturimit nga aeroporti Domodedovo, në Moskë, gjendeshin 65 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. (AA)



Lajme të ngjashme