Rusi – Putini zgjidhet president për herë të katër, në krye të shtetit deri në vitin 2024

Në Rusi janë publikuar të hënën rezultatet paraprake zyrtare të zgjedhjeve presidenciale, ku lideri aktual, Vladimir Putin, ka fituar tashmë me një diferencë të madhe votash...

Rusi – Putini zgjidhet president për herë të katër, në krye të shtetit deri në vitin 2024

Në Rusi janë publikuar të hënën rezultatet paraprake zyrtare të zgjedhjeve presidenciale, ku lideri aktual, Vladimir Putin, ka fituar tashmë me një diferencë të madhe votash.

Putini është votuar nga gjithsej 56 milionë e 206 mijë e 514 zgjedhës duke marrë kështu 76,66% të votave.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rusisë, Ella Pamfilova, shpalli rezultatet paraprake zyrtare të zgjedhjeve të së dielës, përmes të cilave Vladimir Putini fitoi mandatin e katërt presidencial dhe garantoi qëndrimin e tij në postin e kryetarit të shtetit deri në vitin 2024.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Ella Pamfilova, niveli i pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit ishte 67,74%, që do të thotë se të drejtën e votës e kanë ushtruar 73,36 milionë zgjedhës nga gjithsej 111 milionë të regjistruar në Rusi.

Ndërkaq, është konstatuar se niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje ka qenë më i lartë sesa në vitet e mëparshme. Niveli i pjesëmarrjes ishte 69,81% në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 dhe 65,34% në ato të 2012-s.

Pamfilova njoftoi gjithashtu se janë numëruar 99,84% e kutive të votimit.

“Sipas këtyre rezultateve, Putini është votuar nga gjithsej 56 milionë e 206 mijë e 514 zgjedhës duke marrë kështu 76,66% të votave”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, i dyti në zgjedhjet presidenciale ruse u rendit Pavel Grudinin nga Partia Komuniste, kundërshtari kryesor i Putinit, me 11,01% të votave; i treti prej 8 kandidatëve u rendit liberaldemokrati (LRDP) Vladimir Zhirinovsky me 5,66% të votave, ndërsa e katërta u rendit Ksenia Sobchak nga Partia e Iniciativës Civile me 1,67% të votave.



Lajme të ngjashme