Bomba e kurthuar e organizatës terroriste YPG/PKK-së vret 11 persona në Afrin

Të paktën 11 persona u vranë pasi një bombë e vendosur nga organizata terroriste YPG/PKK shpërtheu në Afrin të Sirisë.

Bomba e kurthuar e organizatës terroriste YPG/PKK-së vret 11 persona në Afrin

Të paktën 11 persona u vranë pasi një bombë e vendosur nga organizata terroriste YPG/PKK shpërtheu në Afrin të Sirisë.

Një burim i sigurisë bëri të ditur se bomba e vendosur si grackë shpërtheu mbrëmë vonë në një ndërtesë prej katër katesh gjatë pastrimit nga terroristët në një lagje në Afrin, ku forcat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit më herët gjatë ditës.

Shpërthimi vrau të paktën shtatë civilë dhe katër luftëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), tha burimi.

Një numër ndërtesash në afërsi dhe makina gjithashtu u dëmtuan si pasojë e shpërthimit.

Nasir Fuad, banor i Afrinit, i cili humbi dy nipërit e tij në shpërthim, tha për AA se YPG/PKK kanë vënë në shënjestër njerëzit që kishin refuzuar t'i japin mbështetje kësaj organizate terroriste.

"Ne ishim të lumtur për shkak se ata ishin larguar, por nuk na lanë të qetë madje edhe pasi shkuan", tha Fuad.

Ndërkaq, Fadil Randav, luftëtar i ULS-së, tha: "Vëllezërit tanë po kërkonin terroristë në ndërtesë. Kur ata hynë në ndërtesë, ndodhi shpërthimi. Qëllimi i vetëm i terroristëve është të vrasin njerëz. Allahu e pranoftë martirizimin e shokëve tanë", tha ai. (AA)

 


Lajme të ngjashme