Blloku Civil në Gutën Lindore kërkon nga KS i OKB-së zbatimin konkret të armëpushimit

“Blloku Civil” i përbërë nga organizatat joqeveritare në Gutën Lindore nën kontrollin e opozitarëve në Damask, kryeqytetin e Sirisë, kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të zbatojë sa më parë vendimin për armëpushim.

Blloku Civil në Gutën Lindore kërkon nga KS i OKB-së zbatimin konkret të armëpushimit

“Blloku Civil” i përbërë nga organizatat joqeveritare në Gutën Lindore nën kontrollin e opozitarëve në Damask, kryeqytetin e Sirisë, kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të zbatojë sa më parë vendimin për armëpushim.

Sipas deklaratës me shkrim të Bllokut Civil bëhet e ditur se institucionet, aktivistët, anëtarët e këshillit lokal dhe gazetarët në rajonin që sulmohet nga regjimi i Esadit dhe mbështetësit e tij, kanë krijuar “Bllokun Civil” për të përfaqësuar civilët në Gutën Lindore.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se në sulmet e muajit të fundit në rajon të Rusisë, mbështetëse e regjimit sirian, kanë vdekur mbi 1.300 civilë ndër të cilët kishte edhe gra e fëmijë.

Ky bllok kërkoi nga Kombet e Bashkuara, anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe shoqëria ndërkombëtare që të vihet menjëherë në zbatim vendimi për armëpushim, i ndërmarrë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në 24 shkurt, të merren hapat e duhura për të ndaluar sa më parë bombardimet e regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij ndaj Gutës Lindore dhe vazhdimin e bisedimeve të Gjenevës.

Në deklaratë u bë thirrja që të sigurohet kalimi i sigurt i civilëve në Gutën Lindore si brenda rajonit ashtu edhe jashtë tij.

Gjithashtu theksohet se i duhet dhënë një rëndësi e veçantë grave që duan të dalin nga rajoni ndërkohë që u bë e ditur se kërkohet mbështetje në mënyrë që civilët e Gutës Lindore duke marrë pjesë në të gjitha negociatat në lidhje me rajonin të mund të caktojnë vetë fatin e tyre.

Në deklaratë kërkohet heqja e rrethimit ndaj Gutës Lindore, hapja e korridoreve njerëzore dhe presioni i mjaftueshëm i shoqërisë ndërkombëtare ndaj regjimit dhe mbështetësve të tij veçanërisht ndaj Rusisë për ti dhënë fund politikave të regjimit sirian për të lënë pa ushqim në mënyrë sistematike civilët në Gutën Lindore.  



Lajme të ngjashme