Zgjatet afati i zonave të çtensionuara në Siri

Pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve garantuese është rënë dakord me vazhdimin e zbatimit të zonave të çtensionuara të formuara në Siri në kuadër të procesit të Astanës.

Zgjatet afati i zonave të çtensionuara në Siri

Sipas komunikatës së përbashkët përfundimtare e dalë si rezultat i bisedimeve tresh mes ministrit të Jashtëm, Mevlut Çavusoglu dhe homologëve të tij rus, Sergey Lavrov dhe atij iranian, Xhevad Zarif të mbajtur në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit, është rënë dakord me vazhdimin e zbatimit të zonave të çtensionuara të formuara në Siri në kuadër të procesit të Astanës.

Në komunikatën përfundimtare të miratuar nga ministrat e jashtëm të tre vendeve garantuese të procesit të Astanës, Turqisë, Rusisë dhe Iranit thuhet se “Tre vendet kanë rënë dakord për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes për formimin e katër zonave të çtensionuara”.

Në komunikatë gjithashtu bëhet e ditur se është rënë dakord që turi i 9-të i bisedimeve të Astanës të mbahet nga mesi i muajit maj.

 

Në anën tjetër ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas takimit me homologët e tij turk dhe iranian ka thënë se gjatë takimit nuk u diskutua në lidhje me zgjerimin e zonave të çtensionara ose për formimin e zonave të reja.

Ndërkaq në lidhje me zgjatjen e zbatimit të zonave të çtensionuara, ministri rus tha se ky zbatim nuk është i përhershëm, ndërsa për kohëzgjatjen e tij do të vendoset për çdo zonë veçmas pas skadimit të afatit.

Katër zonat e çtensionimit në Siri fillimisht janë formuar për një periudhë 6 mujore si një masë e përkohshme.

Përgjatë kufijve të këtyre zonave do të formohen brezat e sigurisë, ndërsa me anë të marrëveshjes mes vendeve garantuese do të përcaktohet se kush do të jetë me detyrë në pikat e vrojtimit.

Me anë të kësaj marrëveshjeje synohej dhënia fund e sulmeve në zonat në fjalë, përfshirë edhe sulmet ajrore dhe dërgimi i ndihmave humanitare në këto zona.



Lajme të ngjashme