Kryetari i PE-së, Antonio Tajani bën thirrje për heqjen e rrethimit të Gutës Lindore

Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Antonio Tajani kërkoi zbatimin e menjëhershëm të rezolutës së KS të OKB-së për vendosjen e armëpushimit.

Kryetari i PE-së, Antonio Tajani bën thirrje për heqjen e rrethimit të Gutës Lindore

Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Antonio Tajani bëri thirrje për dhënien fund të rrethimit të regjimit të Esadit dhe përkrahësve të tij të rajonit të Gutës Lindore, ndërsa shtoi se asgjë nuk mund të justifikoj masakrimin e njerëzve të pafajshëm.

Antonio Tajani në fjalimin e hapjes të Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, tërhoqi vëmendjen se rrethimi i Gutës Lindore shkaktoi vdekjen e më shumë se 1 mijë njerëzve dhe se në këtë rajon ndodhen me mijëra të plagosur, ndërsa vijoi duke thënë se dhuna në këtë rajon vjen duke u përkeqësuar dhe për këtë arsye është e nevojshme të vihet në zbatim në mënyrë urgjente rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

“Njerëzimi në Siri është duke u shkatërruar. Ejani të vihemi në veprim që të mos e humbasim njerëzimin tonë”, bëri thirrje Tajani, ndërsa shtoi se masakrimi i njerëzve të pafajshëm nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë.

Tajani gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë për gjetjen e një zgjidhjeje politike krizës në Siri në kuadër të procesit të Gjenevës dhe tërhoqi vëmendjen në nevojën e vendosjes së një paqeje të vazhdueshme për evakuimin e të plagosurve nga ky rajon.



Lajme të ngjashme