Uashingtoni tregohet indiferent përballë armëve të reja ruse

Gara e fundit e armatimeve të sofistikuara e filluar nga presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ndryshon vizionin e strategjisë së SHBA-së, garantoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Më 1 mars, Putini prezantoi pajisje të reja ushtarake, ku përfshiheshin kryesisht raketa të komanduara me motorë bërthamor por me rreze të limituar, një mjet nënujor më të shpejtë se sa një nëndetëse dhe një armë lazer misterioze.

“Kur pashë videot nuk pashë ndonjë ndryshim në kapacitetin ushtarak rus dhe për ndonjë nga sistemet që ai flet, që vazhdojnë të jenë disa vite pas, nuk shoh që te ketë ndryshuar raporti i forcës ushtarake”, vlerësoi Mattis gjatë një vizite në Oman.

“Kjo nuk sjell asnjë ndryshim në politikën tonë ushtarake”, shtoi ai. (ATSH)

Lajme të ngjashme