Gjermani - Simpatizantët e PKK-së shkaktojnë trazira në aeroportin e Dyseldorfit

Një grup i simpatizantëve të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG organizoi një protestë të paligjshme në aeroport me pretekst operacionin “Dega e Ullirit”.

927703
Gjermani - Simpatizantët e PKK-së shkaktojnë trazira në aeroportin e Dyseldorfit

Simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG shkaktuan trazira në aeroportin e Dyseldorfit të Gjermanisë.

Një grup i simpatizantëve të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG i mbledhur në aeroportin në fjalë, organizoi një protestë të paligjshme me pretekst operacionin “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga ana e Turqisë në zonën Afrin të Sirisë.

Simpatizantët, në mesin e të cilëve kishte edhe gra, sulmuan pasagjerët turq, ndërsa hapën pankarta dhe hodhën slogane.

Pas kësaj policia gjermane ndërhyri kundër simpatizantëve.

Në ngjarjen, ku policia gjermane ndërhyri me gaz lotsjellës, janë lënduar 10 persona.



Lajme të ngjashme