Ushtria e Azerbajxhanit, stërvitje ushtarake me 25 mijë trupa

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se sipas planit të miratuar nga Presidenti Ilham Alijev stërvitja do të zhvillohet në 12 mars.

926309
Ushtria e Azerbajxhanit, stërvitje ushtarake me 25 mijë trupa

Ushtria azerbajxhanase do të zhvillojë një stërvitje ushtarake të gjerë me pjesëmarrjen e 25 mijë ushtarëve.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se sipas planit të miratuar nga Presidenti Ilham Alijev stërvitja do të zhvillohet në 12 mars.

Sipas skenarit të stërvitjes me pjesëmarrjen e 25 mijë ushtarëve në zonën malore do të zhvillohen operacione ndaj objektivave armike dhe do të testohen armët e reja.

Në stërvitje do të përfshihen 250 tanke dhe autoblinda, gati 1 mijë raketa dhe sisteme artilerie, 50 avionë dhe helikopterë, mjete zbuluese radio-elektronike të gjeneratës së re dhe mjete fluturuese pa pilotë.

Stërvitja do të vazhdojë deri në 17 mars.



Lajme të ngjashme