SHBA – Pengmarrje në një shtëpi veteranësh në Kaliforni, 4 të vdekur

Tri pengje gra dhe një i dyshuar janë gjetur të vdekur në një shtëpi veteranësh në Kaliforni, pas një rrethimi të policisë prej 8 orësh, njoftuan autoritetet lokale...

SHBA – Pengmarrje në një shtëpi veteranësh në Kaliforni, 4 të vdekur

Tri pengje gra dhe një i dyshuar janë gjetur të vdekur në një shtëpi veteranësh në Kaliforni, njoftuan autoritetet lokale.

Shtëpia e Veteranëve në qytetin Yountville u rrethua për 8 orë nga 3 agjenci të ndryshme duke përfshirë edhe FBI-në, që është përpjekur të kontaktojë personin e armatosur përmes telefonit të tij celular.

"I dyshuari i mbante të 3 pengjet në një dhomë dhe më herët kishte liruar vetëm një peng", raportoi komandanti i Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, Chris Childs.

Trupat e katër viktimave janë nxjerrë 8 orë pasi personi i armatosur kishte hyrë në një festë lamtumire për veteranët e luftës në Irak dhe Afganistan.

Sipas mediave lokale, autori i masakrës, Albert Uong, 36 vjeç, veteran lufte, kishte një brez plumbash rreth qafe e në brez dhe mbante në duar një pushkë. Autori, një ish-pacient i programit "Pathway", ishte dëbuar nga qendra kohët e fundit.

Viktimat ishin 3 punonjëse të shërbimit të shtëpisë së veteranëve "Pathway Home", sipas zyrës së sherift në Napa Country.

Tri punonjëset ishin drejtoresha e klinikës, Jennifer Golick, 42 vjeçe; drejtoresha ekzekutive e programit, Christine Loeber, 48 vjeçe dhe Jennifer Gonzalez, një psikologe e klinikës, 29 vjeçe.



Lajme të ngjashme