Kenia – Rex Tillerson anulon kontaktet në Najrobi për shkak të problemeve shëndetësore

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili mbërriti në Kenia në kuadër të një turneu vizitash në Afrikë, ka anuluar takimet e ditës së parë në kryeqytetin Najrobi për shkak të problemeve shëndetësore...

Kenia – Rex Tillerson anulon kontaktet në Najrobi për shkak të problemeve shëndetësore

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili mbërriti në Kenia në kuadër të një turneu vizitash në Afrikë, ka anuluar takimet e ditës së parë në kryeqytetin Najrobi për shkak të problemeve shëndetësore.

Nënsekretari i Shtetit për Diplomacinë dhe Çështjet Publike, Steve Goldstein, konfirmoi përmes një deklarate të shkruar se Tillerson ka anuluar takimet e ditës së parë në Kenia, pasi nuk ndihet mirë për shkak të dy ditëve të gjata pune që ka kaluar në vendin e tij për çështjet e rëndësishme si Koreja e Veriut.

Deklarata e Goldstein njofton gjithashtu se sëmundja e tij nuk është serioze dhe se kontaktet e anuluara mund të realizohen gjatë ditëve në vijim.

Në kuadër të turneut afrikan, Tillerson mbërriti sot në Kenia pas qëndrimit në Etiopi.

Shefi i diplomacisë amerikane pritet të qëndrojë në Kenia deri të hënën, ndërsa më pas do të vizitojë Xhibutin, Çadin dhe Nigerinë.



Lajme të ngjashme