Sulm ndaj xhamisë Aksemsettin në Gjermani

Në qytetin Lauffen të Gjermanisë një xhami u sulmua me molotv.

926369
Sulm ndaj xhamisë Aksemsettin në Gjermani

Si pasojë e sulmit ndaj xhamisë Akshemsettin në vartësi të Opinionit Kombëtar të Komunitetit Islam (IGMG) rreth orës 02.00 me orën lokale u shkaktuan dëme materiale.

Sekretari i Përgjithshëm i IGMG-së, Bekir Alltash (Altaş) tha se intensiteti i sulmeve ndaj myslimanëve dhe xhamive në Evropë është shqetësues.

Alltash bëri të ditur se kërkojnë zbardhjen sa më shpejt të sulmit ndaj xhamisë dhe shtoi: “Sulmet islamofobe nuk duhet të kthehen në ngjarje të parëndësishme. Qeveria duhet të vihet në veprim”.

Pas inspektimit të policisë në vendngjarje filloi edhe hetimi i ngjarjes.



Lajme të ngjashme