Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pavarësisht armëpushimit Guta Lindore vazhdon të bombardohet

Së bashku me 19 civilë të vrarë në sulmet e fundit numri i civilëve të vrarë në Gutën Lindore arriti në 881...

Pavarësisht armëpushimit Guta Lindore vazhdon të bombardohet

Në sulmet e ndërmarra nga ana e regjimit të Esadit dhe përkrahësve të tij ndaj Gutës Lindore pavarësisht armëpushimit të vendosur me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe armëpushimit humanitar ditor 5 orësh të shpallur nga ana e Rusisë, janë vrarë 19 civilë.

Sipas informatave të marra nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Gutën Lindore, forcat e regjimit dhe ato ruse krahas rezolutës së KS të OKB-së edhe dje vazhduan të godasin Gutën Lindore.

Në sulmet ajrore të djeshme të filluara në orët e mëngjesit janë bombarduar vendbanimet civile në Duma dhe Haresta, dy nënprefektura këto të Gutës Lindore që ndodhet në afërsi të kryeqytetit Damask e që kontrollohet nga ana e opozitarëve si dhe qytezat Sakba, Arbin, Hammuriye, Beyt Sava, Xhisrin, Misraba, Kefer Batna dhe Zemelke.

Në sulmet e ndërmarra kanë humbur jetën gjithsej 19 civilë ku në Zemelke janë vrarë 10 civilë, në Xhisrin 8 dhe në Sakba 1.

 

Ndërkohë që ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke i dërguar të plagosurit nëpër spitale përreth, mbretëron shqetësimi nga rritja e numrit të viktimave për shkak të sulmeve në vazhdim.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në sulmet ajrore ndaj Gutës Lindore të ndërmarra mes datave 19 shkurt-7 mars nga forcat e regjimit dhe përkrahësit e tyre, janë vrarë 862 civilë.

Së bashku me civilët e vrarë në sulmet e djeshme numri i viktimave brenda 18 ditëve të fundit arriti në 881.



Lajme të ngjashme