Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Lavrov: KS i OKB-së ka nevojë për reforma

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov bëri të ditur se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nevojë për reforma dhe se vendi i tij përkrahë thirrjet e bëra në këtë drejtim.

Lavrov: KS i OKB-së ka nevojë për reforma

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov bëri të ditur se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nevojë për reforma dhe se vendi i tij përkrahë thirrjet e bëra në këtë drejtim.

Gjatë vizitës së bërë në Etiopi në kuadër të turneut të vizitave në Afrikë, shefi i diplomacisë ruse u takua me Kryetarin e Komisionit të Unionit Afrikan, Faki Muhammed.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit me Faki, ministri Lavrov bëri të ditur se Unioni Afrikan përkrahë thirrjet e bëra për reforma në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Rusia beson se KS i OKB-së ka nevojë për reformë”, deklaroi Lavrov dhe shtoi se është e rëndësishme që edhe vendet në zhvillim të përfaqësohen këtu.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë të gatshëm për menduar për zgjidhje të ndryshme për këtë çështje.

Shefi i diplomacisë ruse tha se përfaqësimi i kontinentit të Afrikës në Këshillin e Sigurimit është i mundshëm, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Përparësia e jonë është që të mundësohet përfaqësimi i vendeve afrikane në zhvillim në KS të OKB-së”.

Ndërkaq Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Faki Muhammed tha se “Nuk është e pranueshme dhe është e padrejtë që kontinenti i Afrikës të mos ketë përfaqësues të përhershëm në KS të OKB-së”.

Muhammed vuri në dukje se në kontinentin e Afrikës jetojnë 1,2 miliardë banorë dhe tërhoqi vëmendjen se shumica e çështjeve që diskutohen në OKB kanë të bëjnë me Afrikën.

Ai gjithashtu shtoi se Rusia përkrahë kërkesën legjitime të Afrikës dhe vijoi me këto fjalë: “Kërkesa e Afrikës për tu përfaqësuar në KS të OKB-së është legjitime, ndërsa ende nuk është shënuar ndonjë progres në këtë drejtim”.

Krahas Anglisë, Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë përfaqësues të përhershëm në KS të OKB-së dhe të drejtën e vetos, Këshilli ka edhe 10 anëtarë të përkohshëm, të cilët zgjidhen në afat dyvjeçarë.

Ndërkaq Unioni Afrikan kërkon që edhe vendet afrikane të kenë përfaqësues të përhershëm në Këshill si dhe bërjen e reformave.

Unioni në mes tjerash kërkon njohjen e të drejtës për veto të gjithë anëtarëve të Këshillit, nëse kjo e drejtë nuk anulohet.



Lajme të ngjashme