Kryeministri i Izraelit dhe bashkëshortja e tij merren në pyetje në polici për 5 orë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzohet për disa raste të korrupsionit.

Kryeministri i Izraelit dhe bashkëshortja e tij merren në pyetje në polici për 5 orë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara janë marrë për 5 orë në pyetje nga policia mbi akuzat për korrupsion.

Netanyahu u mor në pyetje në rezidencën e Kryeministrisë, ndërsa gruaja e tij u mor në pyetje në qytetin Lod në juglindje të Tel-Avivit.

Në anën tjetër në një lajm që përcjellë gazeta izraelite “Yedioth Ahronot” bëhet e ditur se Netanyahu është pyetur për padinë në lidhje me kompaninë më të madhe të Izraelit të telekomunikacionit “Bezeq”.

Sipas kësaj Netanyahu është pyetur për favore për kompaninë “Bezeq” nëpërmjet ministrit të Transportit dhe për marrëveshjen me Shaul Elovitch, pronari i faqes së internetit “Walla”, e cila është partnere e kompanisë “Bezeq”, për të publikuar lajme në favor të tij.

Bëhet e ditur se policia gjatë marrjes në pyetje si provë ka përdorur një regjistër në audio ku Elovitch bën presione mbi redaktorin e faqes së internetit për të publikuar lajme në favor të Netanyahut.

Ndërkaq gjatë marrjes në pyetje të Sara Netanyahu prej saj u kërkuan shpjegime për biseda telefonike me bashkëshorten e Shaul Elovitch.

Ndërsa nga policia izraelite ende nuk u bë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me çështjen.

Netanyahu, i cili më herët 7 herë ka dhënë deklarata në polici në lidhje me korrupsion, mohon të gjitha akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes.



Lajme të ngjashme