Guta Lindore - Në sulmet e fundit të regjimit të Esadit humbën jetën 23 civilë

Regjimi i Esadit dhe përkrahësit e tij pavarësisht rezolutës së KS të OKB-së vazhduan të godasin rajonin e Gutës Lindore.

Guta Lindore - Në sulmet e fundit të regjimit të Esadit humbën jetën 23 civilë

Pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe armëpushimit humanitar ditorë 5 orësh të shpallur nga Rusia, regjimi i Esadit vazhdon me sulme tokësore dhe ajrore ndaj Gutës Lindore, të cilët e mbanë nën rrethim për 5 vjet. Mësohet se në këto sulme janë vrarë 23 civilë.

Sipas informatave të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) regjimi i Esadit dhe përkrahësit e tij pavarësisht rezolutës së KS të OKB-së vazhduan të godasin rajonin e Gutës Lindore.

 

Forcat e regjimit ndërmori sulme ajrore në vendbanimet civile në Duma, Beyt Seva, Otaya, Misraba, Sakba, Kefer Batna dhe Al-Asari të Gutës Lindore.

Në këto sulme janë vrarë gjithsej 23 civilë ku 14 në Duma, 3 në Beyt Seva, 3 në Otaya, 1 në Misraba, 1 në Sakba, 1 Kefer Batna dhe 2 në Al-Asari.

Sipas të dhënave nga ekipet e Mbrojtjes Civile në sulmet e regjimit të Esadit dhe përkrahësit e tij të ndërmarra mes datave 19 shkurt-2 mars kanë humbur jetën 674 civilë, ndërsa janë plagosur 2 mijë e 278 të tjerë.

Me sulmet e fundit numri i civilëve që humbën jetën në Gutën Lindore arriti në 697.



Lajme të ngjashme