Koment – Guta Lindore, një masakër e re përpara syve të botës

Analizë nga Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), në Ankara...

Koment – Guta Lindore, një masakër e re përpara syve të botës

* Can ACUN

Rajoni i Gutës Lindore, që ndodhet në lindje të kryeqytetit Damask të Sirisë dhe që përfshinë edhe lagjet e qendrës së Damaskut, prej vitit 2013 e këtej mbahet nën rrethimin e regjimit të Esadit dhe të milicëve përkrahës të tij. Kohëve të fundit rajoni i Gutës Lindore është njëra prej rajoneve më të ekspozuara ndaj sulmeve ajrore të regjimit të Esadit dhe të Rusisë. Pas vrasjes së më shumë se 250 civilëve brenda 3 ditëve, Këshilli i Sigurimit i OKB-së më në fund arriti në marrëveshje për vendosjen e armëpushimit në Siri. Mirëpo rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fakt nënkupton vazhdimin e luftës dhe masakrës në Gutën Lindore. Bombardimi posaçërisht i qendrave shëndetësore dhe furrave të bukës, pra të vendeve që shërbejnë në plotësimin e nevojave për shëndet dhe ushqim, janë tregues i rëndimit edhe më shumë të tragjedisë edhe ashtu të rëndë që përjetojnë banorët e këtij rajoni.  

Pas formimit të tre pikave të vrojtimit të Forcave të Armatosura të Turqisë në Idlib në kuadër të marrëveshjes së arritur gjatë procesit të Astanës, në këtë rajon filloj të dominoj një situatë relativisht jokonfliktuale. Ndërkaq në zonat e Humusit, Gutës Lindore dhe Deraas, në të cilat gjithashtu duhet të ketë situatë të tillë, nuk janë vendosur ende pikat e vrojtimit të Forcave të Armatosura të Turqisë. Pas ndalimit të konflikteve në Idlib, regjimi i Esadit dhe milicët përkrahësit e regjimit kanë dislokuar forcat e tyre në rajonin e Gutës Lindore dhe filluan operacione me përmasa të mëdha.

Para fillimit të operacioneve tokësore rajoni i Gutës Lindore është duke u bombarduar nga ana e forcave ajrore të regjimit dhe të Rusisë. Regjimi i Esadit dhe Rusia bombardojnë këtë rajon pa bërë dallim në ushtarë dhe civilë dhe zbatojnë strategjinë e “tokës së djegur” (scorched earth) ashtu siç u veprua edhe në Halep. Pasi që si pasojë e kësaj strategjie në Gutën Lindore u jetua pothuajse një masakër, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbajti një mbledhje urgjente. Pas kërcënimit të Rusisë me veto Këshilli i Sigurimit shpalli një armëpushim të përgjithshëm, i cili nuk është real në terren. Përfshirja e organizatave terroriste DAESH dhe Al-Kaeda në armëpushim, dështimi i formimit të mekanizmave të sanksionimit bëjnë që rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mos jetë e obligueshme.

Rusia zyrtarisht në Siri është duke luftuar kundër organizatave terroriste DAESH dhe Al-Kaeda. Mirëpo realitetet në terren tregojnë se objektivi parësor i saj janë opozitarët e moderuar dhe se ajo bënë bombardime pa dallim në civilë dhe ushtarë. Gjithashtu dështimi i formimit të një mekanizmi sanksionues në rast të shkeljes së armëpushimit të vendosur me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është ulur pothuajse në nivelin e vullnetit.

Ndërkaq deklarata se grupet e armatosura Ahrar-u Sham dhe Xhejs al-Islam veprojnë së bashku me grupin Hajat Tahrir-u Sham dhe nuk janë të përfshira në armëpushim, është tregues se teksti i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së është i hapur për komente qëllimkëqija. Në të vërtet në Gutën Lindore ka patur konflikte të armatosura mes Xhejs al-Islam dhe Hajat Tarir-u Sham dhe se Xhejs al-Islam kishte arrestuar një numër të madh të anëtarëve të grupit Hajat Tahrir-u Sham. Ndërkaq gjatë kësaj deklarate të Rusisë, grupi Ahrar-u Sham ishte duke e zhvilluar një operacion të gjerë kundër Hayat Tahrir-u Sham në zonën e Idlibit.

Do të ishte e drejt që sulmet që Rusia dhe regjimi i Esadit kanë kryer në rajonin e Gutës Lindore në mënyrë të hapur të cilësohen si masakër. Rajoni i Gutës Lindore është i banuar në mënyrë të ngjeshur. Me qindra-mijëra civilë, të cilët ndodhen nën rrethim dhe që merren në objektiv në mënyrë të drejtpërdrejtë, pothuajse vriten hap pas hapi.

 

Pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia në shenjë të të ashtuquajturit “vullnetit të mirë” ka shpallur “armëpushim humanitar” që do të jetë në fuqi çdo ditë mes orës 09.00-14.00 sipas orës lokale. Armëpushimi i shpallur është shkelur që në ditën e parë nga ana e regjimit të Esadit dhe milicëve përkrahës të tij, të cilët kanë vazhduar me sulme ndaj Gutës Lindore. Sipas informatave të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore, regjimi i Esadit pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe më pas shpalljes së armëpushimit humanitar nga ana e Rusisë, ka vazhduar të godas këtë rajon. Regjimi sirian në orën 09.30 sipas orës lokale filloi me sulme artilerie ndaj vendbanimeve Duma, Bejt Sava dhe Merxh të Gutës Lindore.

Ndërkaq Turqia, si njëra prej vendeve garantuese të procesit të Astanës, është duke hedhur hapa që nëpërmjet procesit të Astanës të ndalojë sulmet ndaj Gutës Lindore. Mundësia e ndalimit të sulmeve të Rusisë dhe regjimit të Esadit ndaj Gutës Lindore në kuadër të procesit të Astanës është më e madhe në krahasim me hapat që duhet të hidhen nëpërmjet OKB-së. Turqia aktualisht është vënë në veprim për dërgimin e ndihmave humanitare dhe për kurimin e të plagosurve në Gutën Lindore deri në arritjen në rezultate nëpërmjet procesit të Astanës. Për më tepër, drama humanitare që po jetohet në Gutën Lindore në të vërtet nuk po mund të pengohet për shkak të ekuacioneve komplekse brenda Sirisë, por edhe për shkak të problemeve strukturore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në vend që pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të garantojnë sigurinë e paqes botërore, ato veprojnë duke vënë në rend të parë interesat e tyre. Sot ndoshta me një formulë të mesme do të zvogëlohet masakra në Gutën Lindore ose do të dështojnë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim, por për deri sa nuk ndryshon sistemi i OKB-së nuk do të mund të pengohen rastet e shumta të Gutës Lindore në mbarë botën. 

*Ekspert i politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara  



Lajme të ngjashme