Ushtarët izraelitë plagosin dy palestinezë

Ushtarët izraelitë plagosën dy palestinezë të cilët reaguan ndaj bastisjeve në Bregun e pushtuar Perëndimor.

920091
Ushtarët izraelitë plagosin dy palestinezë

Ushtarët izraelitë plagosën dy palestinezë të cilët reaguan ndaj bastisjeve në Bregun e pushtuar Perëndimor.  

Ushtarët izraelitë bënë bastisje në qytetet Ramallah dhe El-Bire dhe në afërsi të kampit të refugjatëve në El-Amari dhe ndaj palestinezëve që reaguan duke hedhur gurë, krahas gazit lotsjellës ndërhynë duke përdorur edhe plumba të vërtetë dhe plastikë.  

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës bëhet e ditur se në afërsi të kampit të refugjatëve në El-Amari 2 palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë.

Forcat izraelite shpesh herë bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, që mbahen të pushtuar nga Izraeli dhe arrestojnë palestinezët me pretekste të ndryshme.



Lajme të ngjashme