Irani në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë për çështjen e Sirisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi tha se të dyja vendet do të japin kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve të diskutueshme, vendosjen e qetësisë në Siri dhe luftën kundër terrorit në këtë vend.

Irani në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë për çështjen e Sirisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi bëri të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe bëjnë përpjekje të përbashkëta me Turqinë në lidhje me çështjen e Sirisë.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, IRNA, Kasimi gjatë konferencës për shtyp deklaroi se ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në muajin maj në Turqi, ku do ti bëjnë një vlerësim gjendjes së fundit në Siri në kuadër të procesit të negociatave të Astanës.

Zëdhënësi Kasimi theksoi se bisedimet që do të zhvillohen mes tre vendeve do të japin kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve të diskutueshme, vendosjen e qetësisë në Siri dhe luftën kundër terrorit në këtë vend.

Duke vënë në dukje se me Turqinë janë në kontakt të vazhdueshëm për çështjen e Sirisë, Kasimi tha: “Me Turqinë kemi dallime në opinione për disa çështje, por për disa çështje kemi mendim të njëjtë, më e rëndësishmja është që jemi duke bërë përpjekje të përbashkëta”.

Kasimi shtoi se janë dëshmitarë që në kryeqytetin Damask po vazhdojnë përleshjet dhe të shtënat e artilerisë, ndërsa uroi që të ndalen sulmet dhe të reduktohet dhuna.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit bëri deklarata të rëndësishme edhe në lidhje me dramën njerëzore që po jetohet në rajonin e Gutës Lindore, ku tha se në Siri ndodhen shumë aktorë, por lufta nuk është në interes të asnjërës palë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Shpresojmë që vendimi për vendosjen e armëpushimit të marrë nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të zbatohet në tërë territorin e Sirisë. Urojmë që kjo të arrijë në rezultate me anë të rrugëve politike”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte marrë vendim për vendosjen e armëpushimit humanitarë për të paktën 1 muaj në Siri me qëllim të dërgimit të ndihmave humanitare dhe për evakuimin e të sëmurëve të rëndë dhe të plagosurve nga Guta Lindore, të cilën regjimi i Esadit e mbanë të rrethuar.

Në këtë zonën, ku është thelluar kriza humanitare, për evakuim presim me qindra të sëmurë në gjendje emergjente dhe me mijëra civilë të sëmurë, në mesin e të cilëve shumica janë fëmijë ose të sëmurët nga kanceri. Ndërkaq në Gutën Lindore kanë humbur jetën një numër i madh i foshnjave dhe fëmijëve për shkak të mungesës së ushqimit dhe të ilaçeve.



Lajme të ngjashme