ShBA - Chicago - Manifestime me rastin e përvjetorit të masakrës së Hocalis

Në manifestimin që u organizua në rrugën “Michigan” u protestua ndaj masakrës së kryer ndaj banorëve në Hoxhallë të Azerbajxhanit dhe për pushtimin e Karabakut nga ana e Armenisë.

918095
ShBA - Chicago - Manifestime me rastin e përvjetorit të masakrës së Hocalis

Në qytetin Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) u organizua një protestë me rastin e 26-vjetorit të masakrës së Hoxhallës (Hocalı).

Në manifestimin që u organizua në rrugën “Michigan” u protestua ndaj masakrës së kryer ndaj banorëve në Hoxhallë të Azerbajxhanit dhe për pushtimin e Karabakut nga ana e Armenisë.

Në këtë protestë manifestuesit në duar mbanin flamujt e Turqisë, Azerbajxhanit dhe ShBA-së, ndërsa krahas qytetarëve azerbajxhanas që jetojnë në ShBA, në manifestim mori pjesë edhe kryekonsulli i Turqisë në Chicago, Umut Axhar (Acar) dhe një numër i madh i qytetarëve turq.

Gjatë protestës manifestuesit në duar mbanin parulla “Duam drejtësi për Hoxhallë”, “Trupat armene të largohen nga Azerbajxhani” dhe “Nuk i hapni arkivat sepse bazohen në gënjeshtra”, ndërsa u hodhën slogane si “Çfarë duam për Hoxhallë? Drejtësi. Kur e duam? Tani” dhe “Karabaku është i Azerbajxhanit dhe do të mbetet i tij”.

Kryekonsulli Axhar, i cili me pjesëmarrjen e tij dhe të disa punonjësve të konsullatës i dhanë përkrahje këtij manifestimi, tha se “Hoxhallëja është dëshmi se çfarë mund të bëjnë ata, të cilët përpiqen të shpifin masakra për ngjarjet që kanë ndodhur para 100 vitesh. Ne kërkojmë mëshirë nga Perëndia për 613 viktima që dhamë në këtë masakër. Dhimbjen e vëllezërve tanë azerbajxhanas e ndajmë me zemër”.

Kjo protestë, e cila tërhoqi edhe interesimin e madh të amerikanëve, u zhvillua pa probleme.



Lajme të ngjashme