Papa Françesku bëri thirrje për ndërprerjen urgjente të dhunës në Siri

Papa Françesku bëri të dielën një thirrje urgjente për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në Siri, kryesisht në Gutën Lindore.

Papa Françesku bëri thirrje për ndërprerjen urgjente të dhunës në Siri

Papa Françesku bëri të dielën një thirrje urgjente për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në Siri, kryesisht në Gutën Lindore, e shënjestruar nga sulme ajrore të regjimit sirian.

”Kërkoj në mënyrë urgjente një ndërprerje të menjëhershme të dhunës, për shpërndarjen e ndihmës humanitare, ushqimit dhe medikamenteve dhe evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve’, u shpreh Papa në sheshin ”San Pietro” në Romë.

Regjimi sirian bombardoi sërish Gutan Lindore pavarësisht një rezolute të votuar në OKB që kërkon një armëpushim ”pa vonesa”, ndërsa më shumë se 500 civilë janë vrarë brenda harkut një javor.

”Këto ditë, mendimet e mia janë kthyer drejt Sirisë së dashur dhe të martirizuar, ku lufta duket se po rikthehet kryesisht në Gutan Lindore”, theksoi Papa. (ATSH)

 


Lajme të ngjashme