Theresa May gati të bëjë publik partneritetin Londër-Bruksel pas Brexit-it

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të shprehet javën e ardhshme për partneritetin postBrexit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian...

Theresa May gati të bëjë publik partneritetin Londër-Bruksel pas Brexit-it

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të shprehet javën e ardhshme për partneritetin postBrexit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.

Njoftimi doli pas një takimi maratonë prej 8 orësh me qeverinë.

Theresa May mblodhi ministrat kryesorë në rezidencën e Kryeministrisë në Chequers (70 kilometra në veriperëndim të Londrës) për të diskutuar rreth marrëdhënieve ekonomike mes BE-së dhe Britanisë së Madhe pas largimit të kësaj të fundit, planifikuar në mars 2019.

"Rruga që do të ndjekim do të paraqitet nga kryeministrja gjatë një fjalimi javën e ardhshme, pas diskutimeve me kabinetin e plotë qeverisës, në një takim që organizohet zakonisht të martave", deklaroi një zëdhënës i "Downing Street". /ATSH



Lajme të ngjashme