Rusia kërkon mbledhjen e KS të OKB-së për Gutën Lindore

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB bëri thirrje për një mbledhje të KS të OKB-së për të diskutuar mbi gjendjen në Gutën Lindore.

Rusia kërkon mbledhjen e KS të OKB-së për Gutën Lindore

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Vasily Alekseevich Nebenzya, ka thirrur Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të diskutuar mbi gjendjen në Gutën Lindore, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit sirian.

Në një adresim gjatë seancës së KS-OKB-së mbi ofrimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Nebenzya tha se edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, por edhe anëtarët e tjerë të këshillit kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi Gutën Lindore.

Duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nesër të mbajë një seancë të hapur për të diskutuar mbi gjendjen në Gutën Lindore, Nebenzya tha se pas të gjitha shqetësimeve të shprehura është e nevojshme mbledhja e KS-OKB-së në mënyrë që të gjitha palët t’i shprehin pikëpamjet e tyre.

Ndërsa përfaqësuesja e përgjithshme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, tha se “nuk mund të vazhdojnë t’i mbyllin sytë” para një tragjedie njerëzore, e cila po përjetohet në Gutën Lindore.

Edhe zv/përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë së Madhe në OKB, Jonathan Allen, tha se Guta Lindore është shndërruar në “rajon të vdekjes dhe të rrënimit”. (AA)



Lajme të ngjashme