Iran - Zbulohet vendi i rrëzimit të avionit të pasagjerëve

Autoritetet iraniane kanë gjetur mbetjet e avionit të pasagjerëve që u rrëzua të dielën me 66 persona në bord në Iranin qendror.

Iran - Zbulohet vendi i rrëzimit të avionit të pasagjerëve

Autoritetet iraniane kanë gjetur mbetjet e avionit të pasagjerëve që u rrëzua të dielën me 66 persona në bord në Iranin qendror.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror iranian, IRINN, zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ramazan Sherif ka bërë të ditur se mbetjet e avionit të pasagjerëve të kompanisë së linjave ajrore “Aseman”, i cili është rrëzuar në provincën Isfahan pasi është nisur nga kryeqyteti Teheran.

Zëdhënësi Sherif bëri të ditur se vendndodhja e avionit është zbuluar me anë të helikopterëve dhe dronëve, ndërsa shtoi se avioni ka rënë në malin Dina në një lartësi 4 mijë metra në zonën rurale të fshatit Nukul dhe shtoi se ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në këtë zonë.

Avioni i kompanisë ajrore “Aseman Airlines” me dy motorë i llojit ATR-72 që fluturonte nga Teherani në qytetin jugperëndimor Yasuj, u rrëzua të dielën në një zonë malore në lagjen Semirom në provincën Isfahan, ndërsa bëhet e ditur se prej 60 pasagjerëve në bord në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, dhe 6 anëtarë të ekuipazhit nuk arritën të shpëtojnë.  

 


Lajme të ngjashme