Brukseli paralizohet nga greva e punonjësve të transportit publik
Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, punonjësit e sistemit të transportit publik kanë hyrë në grevë për të tërhequr vëmendjen në pamjaftueshmërinë e të drejtave sociale dhe kushteve të punës.
913634

Në kuadër të grevës së zhvilluar nga sindikatat e punëtorëve krahas autobusëve janë anuluar pjesërisht edhe udhëtimet e metrove dhe të tramvajeve.
Si pasojë e grevës punonjësit në qytet janë përballur me vështirësi për të vajtur në punë.
Greva ka shkaktuar edhe radhë të gjata të automjeteve në hyrje të qendrës së Brukselit. Greva përfundon sonte.