ShBA – Rritet ne 17 numri i të vdekurve në sulmin Florida

17 vetë kanë humbur jetën në sulmin e armatosur në një shkollë të mesme në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

ShBA – Rritet ne 17 numri i të vdekurve në sulmin Florida
Sulmi me armë në Florida
Sulmi me armë në Florida

17 vetë kanë humbur jetën në një sulm të armatosur që ka ndodhur në një lice në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Sulmi është kryer nga nxënës i përjashtuar nga shkolla për shkelje disiplinore. Rasti po hetohet nga FB-ja.

Pas ngjarjes është vënë në pranga agresori Nikolaus Cruz, një ish-nxënës i liceut në Broward. Thuhet se Cruz vitin e kaluar ishte përjashtuar nga shkolla për shkak të shkeljeve disiplinore.

Sipas deklaratës së policisë, pasi qëlloi për vdekje 12 persona brenda shkollës, Nicolas Cruz doli jashtë shkollës dhe vrau 2 persona të tjerë në oborrin e shkollës dhe një kalimtar në rrugë. Kurse dy vetë humbën jetën në spitalin, ku ishin çuar të plagosur.

U zbulua se Nicolas Cruz aktivizoi me vetëdije alarmin e zjarrit në shkollë për të siguruar që nxënësit të dilnin në sheshin e grumbullimit në shkollë dhe me qëllim për të vrarë sa më shumë njerëz.

Njoftohet se Cruz hapi zjarr me gjakftohtësi mbi nxënësit dhe me vete kishte edhe një armë e tipit AR-15.

Është raportuar se policia lokale ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas sulmit, që ndodhi në kohë pasdreke me orën lokale. Pas ngjarjes liceu u mbyll dhe të gjithë nxënësit u evakuuan nga shkolla. 

Nuk është dhënë ndonjë informacion lidhur me gjendjen e të plagosurve të dërguar në spital, ndërkohë vazhdon hetimi i filluar nga Byroja Federale e Hetimeve Federale (FBI).

Presidenti amerikan, Donald Trump disa orë pas ngjarjes reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

"Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me familjet dhe të afërmit e atyre që kanë humbur jetën sulmin e tmerrshëm në Florida. Asnjë nxënës, mësues apo dikush tjetër nuk duhet të ndjehet i pasigurt në një shkollë amerikane", shkruan Trump në mesazhin e tij.



Lajme të ngjashme