Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Izrael – Parlamenti rrëzon projektligjin për të njohur ngjarjet e 1915-s si “gjenocid armen”

Parlamenti i Izraelit, “Knesset”, hodhi poshtë të mërkurën vonë një projektligj për njohjen e ngjarjeve të vitit 1915 në Turqi si “gjenocid kundër armenëve”...

Izrael – Parlamenti rrëzon projektligjin për të njohur ngjarjet e 1915-s si “gjenocid armen”

Parlamenti i Izraelit, “Knesset”, hodhi poshtë të mërkurën vonë një projektligj për njohjen e ngjarjeve të vitit 1915 në Turqi si “gjenocid kundër armenëve”.

“Knesseti ka refuzuar p/ligjin e sponsorizuar nga Yair Lapid, përfaqësues i partisë Yesh Atid, për të njohur si ‘gjenocid’ ngjarjet e 1915-s”, shkruan e përditshmja “Jerusalem Post”.

Zëvendësministrja izraelite e Punëve të Jashtme, Tzipi Hotovely, rikujtoi përpara votimit në “Knesset” se një delegacion parlamentar kishte shkuar në kryeqytetin Erevan të Armenisë me rastin e 100-vjetorit të ngjarjeve të 1915-s.

Por – theksoi ajo – vendi ynë nuk do të demonstrojë një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje për shkak të kompleksitetit të saj, pasojave diplomatike dhe sepse ajo ka një natyrë/lidhje të qartë politike.

Turqia hedh poshtë kategorikisht akuzat për gjenocid, por nuk mohon se viktima ka pasur në të dyja palët gjatë Luftës I Botërore.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se turqit dhe armenët kanë një histori dhe kulturë të përbashkët, “si dy kombe të lashta të këtij rajoni”.



Lajme të ngjashme