Macron: Franca do të ndërmarrë sulme në Siri nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Franca do të kryejë sulme në Siri nëse vërtetohet se janë përdorur armë kimike kundër civilëve, paralajmëroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Vitin e kaluar, Macron deklaroi se përdorimi i armëve kimike kundër civilëve do ta tejkalonte  kufirin e caktuar,  thënë ndryshe “vijën e kuqe”, duke çuar në kryerjen e sulmeve ajrore.

“Unë rikonfirmoj vijën e kuqe”, tha Macron për gazetarët sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP.

“Sapo të vërtetohet ky akt , unë do të vë në zbatim atë që kam paralajmëruar”, shtoi ai.

Aktivistët dhe punonjësit e ekipeve të shpëtimit kanë akuzuar qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit ndërkohë që, presidenti francez Macron deklaroi për agjencitë franceze se deri më tani

Gjatë një bisede telefonike të premten, me presidentin rus Vladimir Putin, Macron ngriti shqetësimet lidhur me përdorimin e raportuar të gazit klorin në luftën civile siriane. (ATSH)

Fjalët Kyçe: Emmanuel Macron , Siri , armë kimike

Lajme të ngjashme