Rrëzohet një avion pasagjerësh i Rusisë

Një avion i linjave ajrore Saratov që ishte nisur nga aeroporti Domodedovo i kryeqytetit të Rusisë, Moskë dhe kishte 71 persona në bord, humbi nga radari 2 minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti.

Sipas lajmit të  agjencisë ruse të lajmeve Interfax avioni Antonov An-148 ra në zonën e Moskës.

Bëhet e ditur se Krye Administrata e Gjendjeve Emergjente të Moskës ka filluar punimet e kërkim shpëtimit.

Avioni që ishte nisur për në Ors kishte 65 pasagjerë dhe 6 personel të ekuipazhit.  

Ndërkaq Komiteti i Inspektimeve të Rusisë filloi hetimin në lidhje me ngjarjen.

Lajme të ngjashme